Nesër nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Gjilan

Prishtinë | 21 Kor 2021 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Gjilanit në bazë të planifikimit njofton se nesër më 22 korrik 2021 nis faza e dytë të dezinsektimit hapësinor për të krijuar një ambient pa insekte të dëmshme.

Siç thuhet në komunikatën për media, Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë që edhe faza e dytë e dezinsektimit të nis nesër në ora 19:30 deri në orën 24:00 dhe do të vazhdojë për pesë ditë me radhë, në këtë periudhë kohore.

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët luten që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhet të kenë edhe bletarët të cilët rekomandohen t’i mbyllin bletët e tyre nga ora 19:30 deri në orën 05:00.

Dezinsektimi do të bëhet në zonën urbane dhe në fshatra.

Të ngjashme