Ish-presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar të premten te familja e heroit Afrim Bunjaku, pas dënimit të tre terroristëve të Banjskës.
Në një shkrim në Facebook, Osmani ka thënë se i vizitoi me dhimbje, por edhe me krenari të thellë.
“Në këtë ditë kur u shpall vendimi i parë për agresionin dhe sulmin terrorist në Banjskë, jemi pranë familjes së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Sot i vizitova me dhimbje, por edhe me krenari të thellë. Afrimi ra në krye të detyrës duke mbrojtur shtetin, qytetarët dhe sovranitetin e Republika e Kosovës. Sakrifica e tij sublime është dëshmi e çmimit të lartë të lirisë sonë, të cilën duhet ta mbrojmë çdo ditë.
Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar ajo.