Nesër rikthehen reshjet e shiut në Kosovë, këto pritet të jenë temperaturat

Prishtinë | 11 Gus 2020 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë nesër pritet të rikthehen reshjet e shiut.

Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat ditën e mërkurë vende-vende parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme