Një burrë gjendet i vdekur në Prishtinë, nisin hetimet

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 10:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Henry Dynan” në Prishtinë.

Policia njofton se ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 67 vjeç,

“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen. Me urdhër të prokurotit trupi i pajtë i viktimës, është dërguar për obduksion, përderisa hetuesit janë duke punuar në   ndriçimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes”, ka konfirmuar policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme