Një fëmijë rrëzohet nga shkallët e një klinike në QKUK, merr lëndime trupore

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Një fëmijë është rrëzuar në shkallët e një klinike në QKUK dhe ka marrë lëndime trupore.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje për Gazetën Express.

“Rreth orës 11:30, është pranuar informata se një fëmijë është rrëzuar nga shkallët e një klinike  në QKUK, dhe i njëjti ka marrë lëndime trupore”, ka thënë Borovci.

Ai ka thënë se fëmija kishte qenë me prindin e tij në vizitë te një familjar.

“Në kohën e rrëzimit fëmija nuk ka qenë i shtrirë në klinikë por ka qenë me prindin e tij në vizitë të një familjari”, tha ai.

“Aktualisht fëmijës është duke i’ u ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor në klinikën përkatëse, përderisa nga ana tjetër po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, shtoi i njëjti.

Të ngjashme