Një për qind e buxhetit të vendit ndahet për financimin e OJQ-ve, identifikohen shumë parregullsi

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 12:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar Raportin e auditimit të performances “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave joqeveritare”, raporton Ekonomia Online.

Të ishin përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, ministri i MKRS Hajrulla Çeku dhe Komuna e Prishtinës.

Kryetarja e Komisionit Hykmete Bajrami tha se ministri Ceku ka njoftuar se për shkaqe shëndetësore nuk do të mund të marrë pjesë në Komision.

Ajo më tej ka sqaruar se më shumë se 1% e buxhetit ndahet për financimin e organizatave joqeveritare.

“Ministri i Kulturës ka njoftuar që për shkaqe shëndetësore nuk ka mundur të jetë prezent dhe nga komuna nuk janë përgjigjur. Nga raporti pamë që shuma që jepet nga buxheti i Kosovës është e madhe më shumë 1% e buxhetit”.

“Edhe pse janë hartuar plane strategji mirëpo kur vije te financimi të organizatave joqeveritare e kanë bërë me financim direkt dhe kriteret nuk i kanë pasur të qarta dhe mungon pjesa e monitorimit. Shkelje e rëndë pjesa e monitorimit. Pjesën më të madhe nuk ka raporte të monitorimit dhe nuk ka zyrtar për projekt të auditimit”.

Arben Krasniqi nga Zyra e kryeministrit, tha se e kanë marrë me shqetësim raportin e audtimit dhe shkeljet e bëra në ndarjen e mjeteve për OJQ.

“…ne ndajmë shqetësime në funksionimin e institucioneve sidomos të OJQ. Të gjeturave nga raporti i auditimit e kemi marrë me shqetësim. Mendoj që edhe rregullorja ka disa problematika. Ne kemi pezulluar të gjitha aktivitet”.

Abit Hajredini, nga Zyra për qeverisje të mirë, theksoi se në vitin 2020 kanë hartuar bazën e të dhënave dhe dalin OJQ që janë financuar me projekte që janë realizuar.

“Ne jemi përgjegjës për raportin publik dhe janë të publikuara dhe ka pasur keqpërdorim dhe keq financim ku tregohen vendimet e qeverisë që kanë hyrë nga rezerva shtetërorë. Ne i bëjmë publike edhe për ministrit”.

“Ne e kemi bërë planin e veprimit me një të gjetur sepse raporti i referohet vitit 2020. Për çdo komunë mund të gjendet të dhënat e financimit për fonde publike, por ka edhe mangësi. Veprimet që kemi marrë është jetike”.

Edi Gusia, kryeshefe për barazi gjinore në Zyrën e kryeministrit, tha se në gjetjet e auditorit agjencia nuk ka raportuar me kohë për financim të OJQ.

“Agjencia për Barazi ka pasur edhe komision monitorues, por nuk kemi raportuar me kohë”.

“Pasi ka paqartësi në këtë rregullore shumicën e praktikave e kemi përcjellë te organizatat tjera. Por edhe auditori mund të vërtetojë se kemi komunikuar me organizata dhe kemi kërkuar me kohë raportet”.

Myrvete Gashi, nga Zyra e kryeministrit tha se raporti ka mangësi që rrezikojnë llogaridhënien.

“Shqetësuese janë financimet direket. Nuk është bërë vlerësim i rezultateve për çka janë dhënë ato mjete dhe ka pasur konflikte të interesit. Planin e veprimit e kanë dorëzuar dhe do të marrim”.

“Në këtë auditim nuk ka qenë si mostër ta pastrojmë Kosovën. 4.2% kanë shkuar prej rezervës shtetërore”.

Deputetja e VV-së, Mirlinda Sadikaj, tha se ka pasur mungesë të transparencës në ndarjen e subvencioneve.

“Të gjitha këto fonde janë shpërndarë pa kritere, përzgjedhja e organizatave. Të ndahen 200 mijë euro nga taksa e qytetarëve nuk ka transparencë. Kemi shumë komuna që ndajnë fonde për OJQ”.

Hajdar Beqa, deputet i PDK-së, tha se duhet që një mekanizëm i veçantë të bëjë monitorimin e këtyre projekteve, raporton EO.

“Sa i përket të gjeturave problem është transparenca. Kur nuk ka thirrje publike s’ka transparencë. Më shqetëson fakti se duhet të gjendet një mekanizëm për monitorimi të këtyre projekteve”.

“Ju rekomandoj rrugë për me gjet rregulloren dhe përgjegjësi për ata që përfitojnë dhe mbikëqyrje”.

Eman Rrahmani nga VV-ja ka kërkuar që raportimi të mos vazhdojë në mungesë të ministrit Çeku.

“Nëse shohim në ministri të kulturës janë financuar 146 mijë euro direkt. Çështja kryesore është dashur të bëhet me ministrinë e kulturës sepse janë raporte shqetësuese shuma e parave”.

“Unë kisha kërkuar mos me vazhduar me raportim pasi që nuk është ministria e Kulturës”.

Të ngjashme