Nuk i ndal Coronavirusi, rrugët e Prishtinës mbushen me vetura e qytetarë

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 14:10 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i madh i veturave, qytetarë që nuk ruajnë distancë shihen nëpër rrugët e Prishtinës.

Rrugët e kryeqytetit, ngjasojnë si shumë të hëna të tjera, kur Kosova e as bota nuk po përballej me pandeminë globale, Coronavirus, raporton Ekonomia Online.

Ndërkohë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili po bën thirrje vazhdimisht që të qëndrohet në shtëpi, ka njoftuar se është mbyllur sheshi kryesor në mënyrë që askush të mos kalojë dhe të frekuentoj atë, gjatë kësaj kohe.

Sheshet kryesore të kryeqytetit, ai “Skënderbeu”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti” janë bllokuar nga Policia e Kosovës.

Edhe rruga që përshkon këto sheshe është bllokuar me shirita duke i pamundësuar qytetarëve që të mblidhen dhe të ecin lirshëm.

Mëngjesin e sotëm ka pasur edhe oficerë policorë të cilët kanë qenë të pranishëm.

Të ngjashme