Osmani arrin në Japoni për Lojërat Olimpike 2020

Prishtinë | 22 Kor 2021 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në Japoni për t’i përcjellur nga afër Lojërat Olimpike Tokjo 2020.

Këtë e bëri të ditur Osmani me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

“Arritja në Tokjo, gati për Lojërat Olimpike”, ka shkruar Osmani në fotografinë e saj të publikuar.

Kosova në Japoni ka shkuar me 11 sportistë që janë duke e përfaqësuar vendin në xhudo, boks dhe mundje.

Të ngjashme