Liderët institucional presin bashkatdhetarët e aksidentuar në Kroaci

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 22:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryekuvendari Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë pritur në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, të mbijetuarit nga aksidenti në Kroaci, raporton Ekonomia Online.

Përmes një komunikate për medie, u tha se prijësit e institucioneve shprehën ngushëllime për jetët e humbura në aksidentin tragjik dhe të lënduarve u uruan shërim të shpejtë, duke i siguruar se do ta kenë përkujdesin institucional.

Në aksidentin në Slavonski Brod të Kroacisë të dielën, ku u përfshi aksidenti i linjës Frankfurt – Prishtinë, vdiqën dhjetë persona, ndërsa u lënduan 45 tjerë.

Shoferit të autobusit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

No description available.
No description available.

Të ngjashme