Pacolli: Një biznesmen i mirë mund të jetë dhe politikan i mirë

Prishtinë | 04 Maj 2017 | 18:27 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në një ligjëratë para studentëve të Kolegjit “Fama”, ka thënë se e ka mundësinë dhe eksperiencën e duhur për ta bërë Kosovën një vend të dashur për të gjithë qytetarët.

“Plani ynë përqendrohet në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Përmes investimeve dhe zhvillimit të kushteve ekonomike, ne do të sigurojmë të hyra buxhetore që do të garantojnë vende të reja të punës”, ka theksuar Pacolli

Pacolli më tej ka thënë se të jesh një udhëheqës i një firme apo një biznesmen nuk e pengon asgjë që të jetë edhe një politikan i mirë. “Nuk e shoh asnjë diferencë, sepse një menaxher i mirë, i sinqertë i një kompanie nuk ka asnjë problem që të jetë edhe një lider i mirë dhe një udhëheqës i një shteti”.

“Një politikan i mirë duhet të posedojë etikë, duhet mos të gënjejë, ta mbajë fjalën, duhet t`i përmbush premtimet e dhëna dhe duhet të jetë i sinqertë”, vazhdoi ai.

Biznesmeni i njohur i cili drejton dhe AKR-në i porositi studentët që mos të i humbin shpresat dhe mos të bien pre e temave ditore politike në Kosovë, por të vazhdojnë të punojnë në krijimin e ideve të reja.

“AKR do të investojë në idetë dhe potencialin e të rinjve, ne do t`ju ndihmojmë në implementimin me sukses të ideve tuaja”, u shpreh kreu i AKR-së.

Sipas tij, problemi kryesor në Kosovë është ngritja e nivelit jetësor. “Kjo do të ndikonte automatikisht në ngritjen e vetëdijes qytetare. Ky nivel ngitet duke krijuar mundësi punësimi, duke krijuar të hyra familjare”, tha Pacolli, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se jetojmë në një vend ku ekonomia është e ndarë nga shteti. “Ju duhet të jeni të drejtuar, a është ekonomia juaj një ekonomi interferuese apo liberale… Ka pengesa tejet të mëdha në ekonominë, por duhet ecur me kohën, sepse ekonomia globale po përshpejtohet dhe ne duhet të jemi në trend”, tha Pacolli.

Në fund, Pacolli iu përgjigj pyetjeve të parashtruara nga të studentët.

 

Të ngjashme