Parashikimi i motit, temperaturat deri në 36 gradë

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 07:44 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se këtë javë do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

IHK njofton se kjo situatë meteorologjike vjen si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius.

Nuk përjashtohen mundësitë që në disa zona të ketë riga shiu të karakterit lokal, por jo në sasi të mëdha.

Indeksi UV do të shënoj vlera të larta dhe kujdesi nga kontakti direkt me rrezet e diellit mundësisht të jetë sa më i kufizuar (10-17).

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatarisht e fortë.

Të ngjashme