“Pata rastin ta kisha mësuese”, deputetja e VV-së kujton ish-asamblisten e PDK-së që vdiq sot

Prishtinë | 21 Kor 2021 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni e ka ngushëlluar familjen e ish-asamblistes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan, Arzie Nuhiu që ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kryeziu në profilin e saj në Facebook ka shkruar se është lajm jashtëzakonisht i hidhur e tragjik ai për vdekjen e Arzie Nuhiut.

“Si nxënëse e shkollës fillore, pata rastin ta kisha mësuese, periudhën kur ajo mbante praktikën universitare në klasën tonë. E dashur dhe shumë e kujdesshme me secilin nga ne. E tillë ka qenë edhe ndër vite. E tillë do të mbahet mend gjithmonë. I shprehë ngushëllimet e mija më të sinqerta familjes Nuhiu, miqve dhe gjithë atyre që e njohën Arzien. I bëftë dritë shpirt”, ka thënë ajo.

Të ngjashme