Policia arreston një të dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale në Ferizaj, ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje

Sipas policisë, rasti ka ndodhur  mbrëmë  rreth orës 23:55 minuta në Ferizaj,në rrugën  ,,Dëshmorët e Kombit”  , ku i dyshuari,  B.B. (m/ Kosovar  33 vjeç)  me forcë ka depërtuar në një këmbimore  për të vjedhur dhe i njëjti është arrestuar në flagrancë nga polica.

Si prova materiale te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar:

1 Laptop

2 radiolidhje

2 zmadhues

60 euro,290 Lek ,228 Denar

6 telefona të ndryshëm

2 portofola

1 kaqavidë dhe 1 palë gërshërë

I dyshuari në prezencë të avokatit ka pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit,me urdhër të prokurorit,rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme