Policia e Ferizajt gjatë qershorit konfiskoi 116 patentë shoferë

Prishtinë | 21 Kor 2021 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aktivitetet e saja në parandalim të aksidenteve në komunikacion .

Sot, në rajonin e Ferizajt, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ka nisur kontrollimin e komunikacionit , përmes dronit të policisë.

“Vetëm gjatë muajit qershor 2021, policia ka hequr/konfiskuar 116 patentë shoferë, ndërsa nga 01.07-20.07.2021 janë hequr/konfiskuar 47 patentë shoferë , ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë bërë kundërvajtje, tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalim të shpejtësisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.

Policia ka theksuar se për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, qytetarët mund të dërgojnë informata (foto dhe sekuenca), në adresat tona elektronike të policisë. (të dhënat e tyre do të ruhen me konfidencialitet të plotë).

Të ngjashme