Prishtinë: Hidhen në rrugë eshtrat e kafshës së prerë (Foto)

Prishtinë | 05 Tet 2016 | 15:44 | Nga

Në mëngjesin e ditës së sotme, në rrugën “B” në Prishtinë, pranë kontejnerëve, janë parë eshtrat e një kafshe të prerë.
Lexuesit e Gazetës Express kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes dhe kanë treguar se ajo pjesë e rrugës ka kundërmuar nga mbetjet e eshtrave.

Më vonë eshtrat janë përhapur edhe në pjesë tjera të rrugës nga shpendë të ndryshëm.

Ende nuk dihet arsyeja e hedhjes së këtyre eshtrave në rrugë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme