Procesi mbi aplikimin për lejet e hidrocentraleve, Çitaku: Kemi pasur mungesë të ekspertëve të fushës

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 14:39 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve, raportoi Arben Çitaku, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë, i cili tha se kanë pasur sfida si mungesë e ekspertëve të fushës, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesja e komisionit Eliza Hoxha e ka pyetur Arben Çitakun për një shtjellim për rolin e ministrisë në raportin me procesin e licencimit dhe rilicencimit të hidrocentralëve.

Çitaku ka treguar se ka pasur 10 hapa të këtij procesi, që ka qenë i ndarë në disa institucione.

“Në këtë proces lidhen komunat, Qeveria e Kuvendi. Hapi i parë për të bërë një procesurë aplikimi është komuna. Hapi i dytë zyra e rregullatorit si pjesë e Kuvendit. Hapi tretë në Ministri kërkohet një pëlqim kurse më pas kërkohet pëlqimi amientit si hap i katër. Pëlqimi ujor si hap pesë dhe aplikimi për lejën e mdërtimit”, ka thënë ai.

“Kemi pasur mungesë të pajisjeve dhe invesitorët kanë paraqitur kërkesa por që tek ne ka pasur probleme. Sfidat e kanë bërë kompleks procesin e licencimt si mungesë e ekspertëve të fushës”, ka shtuar ai.

Cili është procesi i vlerësimit të ndikimit të hidrocentaraleve në mjedis ka pyetur Hoxha, Çitakun. Kurse udhëheqësin e departamentit të energjisë Luan Morinën ajo e ka pyetur për punën e megavatëve të lejuar për hidrocentrale.

Çitaku ka thënë se ka pasur disa rregullava që kanë përcaktuar dhënien e lejeve mjedisore.

“Ka pasur plotësimndryshime që kanë qenë të nevojshme për shkak të retijës së kualiteti të punës për shkak të mbrojtjës së ambientit”, ka shtuar ai.

Kurse Luan Morina ka thënë se departamenti i tij është përgjegjës për burimet e energjisë së zakonshme si ajo e erës e ujit.

“Kemi bërë zotim me reformu sektorin e energjisë. Kosova ka pasur cakun që 25 për qind të energjisë ta shpenzojë nga burimet e ripërtritshme”, ka thënë Morina.

Zëvëndëskryesuesi i komisonit Haxhi Avdyli ka konstatuar në një zbrasti ligjore nga ajo që ka thënë Çitaku dhe ka pyetur nëse ka ai frikë që ka dhënë leje pa mbështetje ligjore. Pse jeni largu nga sekretari ka pyetur poashtu Avdyli.

“Zbrastësia ligjore nënkuptoj kur kemi hasur probleme dhe e kemi paraqitë me bë plotësim ndryshimin”, është përgjigjur Çitaku.

“Nuk ndihem përgjegjës për shkelje ligji”, shtoi ai.

Të ngjashme