Protestojnë banorët e rrugës ‘’Muharrem Fejza’’, ankohen për zvarritje të punimeve

Prishtinë | 22 Kor 2021 | 18:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet kanë protestuar në lagjen e tyre duke u ankuar për zvarritjen e punimeve që po kryhen në këtë rrugë nga ana e Komunës së Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Ata thonë se ka që jetesa në këtë pjesë është vështirësuar si pasojë e mungesës së ujit dhe mosmirëmbajtjen e rrugës edhe gjatë kohës sa po intervenohet në të, duke shkaktuar pluhur dhe baltë.

Përfaqësuesi i banorëve, Dren Shahinu, së bashku me një numër të madh të banorëve të revoltuar, dhe nën monitorim të policisë, tha se tash e katër muaj si pasojë e këtyre punimeve shumë persona janë mbyllur nëpër shtëpi.

“Rruga jonë është kthyer në një lagje tmerri për jetesë sepse nuk jemi njoftuar se cili do jetë plani i punimeve, nuk janë hapur alternativa dhe rrugë se nga do të kalojmë ne. Është e papërballueshme pluhuri në kohë vere, shumë garazhe e shtëpi janë përmbysur dhe kjo nuk është e falshme”, tha ai.

Tutje ai tha se kryetari i Prishtinws, Shpend Ahmeti per 8 vite mandat ka ardhur vetëm njëherë. Shahini ka paralajmëruar se protestat nuk do tw ndalen deri nw zgjidhjen e problemit tyre.

“Kjo protestë  do zgjas një javë, por kështu nuk mund te vazhdohet më, andaj le të bëjnë çfarë te duan, ne duam zgjidhje të kësaj situate”, theksoi tutje ai.

Edhe njëri nga banorët e kësaj rruge, Murtez Hasani tha se tash e tre muaj kanë problematika me këtë rrugë, probleme me mungesë të ujit dhe shumëçka tjetër.

“Këta janë katastrofë që tre muaj na kanë lënë në këtë gjendje, dhe edhe sa muaj kanë  me zgjat punimet. Po kemi probleme edhe me mungesë të ujit,  e me gjithçka”, tha ai.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme