Rritet numri i pacientëve me Coronavirus në Spitalin e Pejës, shtatë në gjendje të rëndë

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Përgjithsëm të Pejës është duke vazhduar trajtim i pacientëve të prekur me COVID-19.

Aktualisht në këtë spital po trajtohen 70 pacientë me COVID-19. Sipas njoftimit nga ky Spital, 60 pacientë janë të konfirmuar, dhe 10 në pritje të rezultateve.

“Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 4 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me COVID-19, ndërsa numri i atyre që janë në pritje të rezultatit është 4”, thuhet në njoftim.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë qenë 7 lindje, 3 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

“203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈ në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 8 operacione. 199 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,387 analiza”, thuhet më tej në njoftim.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 60 të konfirmuar,…

Gepostet von Spitali i Përgjithshëm Pejë am Freitag, 17. Juli 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme