Rruga shkoi me muzikë e hare por përfundoi tragjikisht, flet njëra nga udhëtaret

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Njëra prej pasagjereve të autobusit që u aksidentua sot në Kroaci e ku vdiqën 10 persona ka rrëfyer atë që e ka parë e ndier në momentet  e aksidentit.

Ajo kishte hipur në Ulm të Gjermanisë dhe kishte udhëtuar shpesh me këtë agjenci me të cilën thotë që kurrë më parë nuk kishte pasur probleme, shkruan Jutarnji, përcjell Klan Kosova.

“Gjithçka ka qenë duke shkuar mirë, shoferët kanë qenë shumë të mirë, kishte muzikë, këngë…pastaj në Zagreb shoferët u ndërruan dhe shoferi që kishte qenë duke vozitur vajti për të fjetur”, ka thënë ajo.

“Ne vazhduam rrugës sonë duke fjetur. Vazhdonim rrugës sonë dhe më zuri gjuri siç i kishte zënë shumicën në autobus. Por papritmas u zgjova dhe e kuptova që diçka e tmerrshme po ndodhte. Isha e ulur në pjesën e poshtme të autobusit, kur fillova t’i dëgjoj pasagjerët tjerë duke bërtitur dhe pas pak sekondave autobusi u rrokullis”.

Ndonëse ende ka dhimbje, ajo më shumë ndien keqardhje për ata pasagjerë që e humbën jetën në këtë aksident.

“Krejt çfarë mund të dëgjoheshin ishin trupat duke rënë në tokë, dhe gjërat që i kishim sipër filluan të binin mbi ne. Diçka më goditi në kokë dhe ende po ndiej dhimbje, por nuk është kjo kurrgjë kur e mendoj se a shumë i kanë humbur jetët”, ka thënë ajo.

Të ngjashme