Sa ishin të suksesshme tri aksionet madhore në veri të Kosovës?

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

Pika kufitare Kosovë-Serbi, në Bërnjak të Zubin Potokut.

Policët e doganierët kosovar kryejnë detyrat e tyre të rëndomta. Një pamje e tillë para saktë dhjetë viteve ishte e pamundur të regjistrohej.

Për të ndryshuar gjendja në terren ku shteti nuk i kishte në kontroll, pos Bërnajkut edhe pikën tjetër kufizuese me shtetin serb në Jarinje të Leposaviqit, më 25 Korrik 2011 u dha urdhri për aksion.

Kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi urdhëroi aksionin e njësive speciale operative që atëherë njiheshin si ROSU.

Specialët arritën pa telashe në Bërnjak, por kolegët e tyre që kish cak Jarinjën u bllokuan nga strukturat e organizuara parapolitike e mafioze që në veri atëbotë kishin fuqi të madhe.

Të nesërmen e aksionit, policia e Kosovës hasi në rezistencë edhe në drejtimin e Bërnjakut. Në një pritë të organizuar në fshatin Zupç të Zubin Potokut u vra pjesëtari i njësisë Enver Zymberi, që u godit në kokë nga snajperi.

Në fakt situata në terren një dekadë rresht pas aksionit të 2011-ës ka prodhuar tensione e aksione që llogariten më të mëdha në historinë moderne të Kosovës. Pikërisht në rrugën e vendin ku ra Enver Zymberi, magjistralja Mitrovicë- Zubin Potok, me qindra kolegë të tij kishin hasur në prit të serbëve lokal më 28 Maj 2019.

Të ngjashme