Serbia vazhdon financimin e strukturave në Kosovë

Prishtinë | 17 Mar 2017 | 08:45 | Nga

Serbia nuk i ka përmbushur ende obligimet që ka marrë përsipër në marrëveshjet e dialogut të Brukselit, derisa strukturat paralele vazhdon t’i mbajë ende aktive në Kosovë
Kjo është konstatuar në Raportin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, për përmbushjen e kushteve nga Kapitulli 35 i negociatave BE – Serbi, për anëtarësim në BE.

Ngecje janë evidentuar në zbatimin e Marrëveshjes së drejtësisë, policisë, mbrojtjes civile si dhe funksionalizimin e administratave komunale në veri.

Megjithatë, në paragrafin pasues thuhet se Serbia nxit respektimin e legjislacionit të Kosovës nga ana e autoriteteve komunale të veriut, veçanërisht në prokurim dhe në çështjet e hapura të mbetura nga statutet komunale siç është përdorimi i simboleve komunale.(Koha Ditore)

Të ngjashme