Shkaku i problemeve teknike anulohen tri fluturime në Aeroportin e Prishtinës, situata rikthehet në normalitet

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka pasur probleme me fluturime për shkak se në pajisjet e navigimit është futur uji si pasoj e reshjeve të shiut.

Zëdhënësi i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Driton Ujkani, për Telegrafin ka thënë se për fat të mirë defektet teknike janë evituar dhe fluturimet janë rikthyer.

“Janë anuluar vetëm tri fluturime gjithsejtë, për të cilat do vendosin kompanitë respektive nëse do të realizohen më vonë apo jo. Defekti teknik është rregulluar dhe tashmë është kthyer normaliteti”, ka deklaruar Ujkani.

Ndryshe, reshjet e shiut gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme të mëdha në trafikun rrugor në Kosovë.

Shumë fshatra e lagje janë përmbytur, derisa vetura të shumta janë dëmtuar nga vërshimet masive.

Dëmet materiale llogaritet të jenë të mëdha derisa nga komunat është premtuar kompensim.

Të ngjashme