Shqiptarët vazhdojnë të ndihmojnë qytetarët gjerman që pësuan nga vërshimet

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Pas përmbytjeve që morën jetën e të paktën 157 personave në Gjermani, njerëz të vullnetit të mirë po ndihmojnë qytetarët gjerman që pësuan nga vërshimet.

Një ndihmë të tillë e ka dhënë edhe shqiptari Arbnor Qerimi, pronar i firmës “ALL IN 1 Umzug Service” në Düren, bashkë me punëtorët e tij.

Qerimi ka thënë se ka ardhur koha që t’i ndihmohet Gjermanisë ashtu sic e ndihmoi ky vend mik Kosovën.

“Kemi marrë iniciativën që të ju ndihmojmë gjermanëve ashtu sic këta na kanë ndihmuar neve në kohën më të vështirë. Është një gjendje shumë e rëndë. Gjermani faleminderit, mos harro jemi me ju”, tha ai.

Të paktën 157 njerëz raportohet të kenë vdekur nga përmbytjet, duke përfshirë katër zjarrfikës. Rreth 31 persona kanë vdekur në Belgjikë. Po ashtu është raportuar edhe për shumë të zhdukur.

Të ngjashme