Shqiptarit dhe gruas rumune i zbulohet kokainë me vlerë 2 milionë Euro

Prishtinë | 23 Kor 2021 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Një burrë 44-vjeçar shqiptar dhe një grua rumune 34-vjeçare janë arrestuar nga policia italiane pasi u kapën duke transportuar me makinë një sasi lënde narkotike të llojit kokainë.

Ata u ndaluan për kontroll në dalje të autostradës Senigallia pasi udhëtonin me shpejtësi të lartë. Por gjatë kontrollit, shqiptari dhe gruaja rumune shfaqën shenja nervozizmi.

Punonjësit e policisë sollën qenin anti-drogë për të kontrolluar automjetin. Në pjesën e pasme të makinës me targa gjermane ishte krijuar një hapësirë e modifikuar.

Brenda u konstatuan disa pako me kokainë me peshë totale mbi 17 kilogramë. Shqiptari dhe 34-vjeçarja rumune u arrestuan në flagrancë.

Sipas autoriteteve italiane, nëse kokaina do të hidhej në treg do të kapte një vlerë rreth 2 milionë Euro. 

Të ngjashme