Sot mot i vranët dhe me diell, priten edhe reshje shiu e bore

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 08:05 | Nga Ekonomia Online

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me rreze dielli.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore ku reshjet më të theksuara priten në jug dhe jugperëndim të vendit, ndërsa pjesët tjera do të kenë reshje të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius.

Fushat barike mbesin me vlera të mbi normales, por kjo situatë meteorologjike mundëson që cilësia e ajrit të vazhdoj të mbetet e mirë.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri 5m/s, por që herë-herë shpejtësia e saj mund të kaloj mbi 12 m/s.

Temperaturat minimale dhe maksimale për qendrat kryesore të Kosovës i gjeni në tabelën e mëposhtme:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme