Sot vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

Prishtinë | 29 Nën 2017 | 08:17 | Nga

Sot vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të shqyrtohen 20 pikat e rendit të ditës të mbetura nga seanca e ndërprerë e Kuvendit.
Rendi i ditës:

-Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
-Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë,
-Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,
-Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,
-Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,
-Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së -Kosovës,
-Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,
-Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmjetësim,
-Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare,
-Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Standardizim,
-Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
-Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike,
-Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë,
-Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të –Radiotelevizionit të Kosovës,
-Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,
-Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,
-Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të -Kosovës për vitin 2016,
-Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
-Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,
-Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,
-Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme