Tahiri: Qytetet janë shtyllat fuqizuese ekonomike të vendit

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 12:05 | Nga

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka thënë se qytetet janë shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, si model ka marrë zhvillimin e qyteteve të mëdha të vendeve të ndryshme, duke thënë se nuk duhet të nënvlerësohet fuqia zhvillimore dhe ekonomike e qyteteve.

Postimi i plotë i Tahirit:   

“A e kemi ditur që qytetet janë shtyllat fuqizuese ekonomike dhe politike të një vendi. GDP e New York është më e madhe se sa ajo e Spanjës apo Koresë së Jugut.

 Në Amerikën Latine, vetëm shteti Sao Paulo është më i pasur se sa Argjentina, Uruguaj, Paraguaj dhe Bolivia bashkë. Guangdong në Kinë është më i pasur se sa Rusia apo Meksiko.

Është tepër më rëndësi të mos nënvlerësohet fuqia zhvillimore dhe ekonomike e qyteteve”.

No automatic alt text available.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme