Të moshuarit e kanë përjetuar më keq vetminë gjatë izolimit për shkak të Covid

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Personat mbi 60 vjeç kanë qenë më të vetmuarit gjatë izolimit, në kuadër të masave për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Një studim i fundit tregon se kjo grupmoshë ka komunikuar vetëm me anë të internetit dhe telefonit me të afërmit e tyre për një kohë të gjatë.

Studimi, i botuar në revistën Frontiers in Sociology dhe është kryer nga Dr Yang Hu dhe Dr Yue Qian, në Universitetin e British Columbia në Kanada.

Studiuesit kanë mbledhur të dhëna nga 5,148 njerëz të moshuar të moshës 60 vjeç e lart në Mbretërinë e Bashkuar dhe 1,391 në SHBA.

Nga anketimet ka rezultuar se vetmia përjetohej më keq tek të moshuarit, të cilët kalonin më shumë kohë vetëm. Po sipas studimit ata që kalonim më shumë kohë vetëm kishin tendencë që të krijonin më shumë kontakte virtuale.

Po ashtu nga anketimet ka rezultuar se tek të moshuarit shfaqej dhe ankthi kur kalonin shumë kohë në vetmi.

Të ngjashme