Të verbërit protestojnë: Na jepni punë, ose hyjmë në grevë

Prishtinë | 01 Maj 2018 | 13:09 | Nga

Zbatim ligji sipas të cilit u garantohet vend pune dhe trajtim i dinjitetshëm në tregun e punës, ose në të kundërtën grevë urie, është qëndrimi që del prej protestës të organizuar nga Iniciativa e të Verbërve të Pavarur.

Iniciativa e Pavarur e të Verbërve ka organizuar protestë për të kërkuar zbatimin e ligjit, që atyre u garanton përfaqësim të denjë në tregun e punës.

Sipas organizatorëve, janë mbi 40 të verbër që janë të kualifikuar për tregun e punës dhe nga ta janë vetëm katër që kanë arritur të krijojnë marrëdhënie pune, njofton Klan Kosova.

Ata kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që t’u sigurohen vende pune, pasi kështu e kërkon ligji, ndërsa në të kundërtën kërcënojnë se do të hyjnë në grevë urie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme