Temperaturat shkojnë deri në 35 gradë sot në Kosovë

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 07:42 | Nga Ekonomia Online

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.

26.07 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite me zhvillime të vransirave, e përreth viseve malore priten edhe rrebeshe me bubullimë.

27.07 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

28.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite përreth relieveve priten zhvillime të vransirave, me mundësi edhe për rrebeshe me bubullimë.

29.07 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

30.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.Temperaturat minimale do të luhaten nga 17C deri 20C, e maksimalet shënojnë rritje edhe mbi 35C deri në 37C, edhepse vende-vende mund të arrijnë vlera edhe prej 38C.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi e perëndimi 2-10m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes, më pas gradualisht në rënie përreth vlerave normale.

Të ngjashme