Tetë pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Gjakovës, tre prej tyre mjekë

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës 11 pacientë po trajtohen për COVID-19, tetë prej tyre të konfirmuar me virus.

Sipas njoftimit në Facebook, “tetë pacientë janë të konfirmuar me COVID, dy presin rezultatet, një pritet të testohet”.

Tre prej të infektuarve raportohet se janë mjekë.

“Pesë pacientë janë me oksigjeno-terapi, një në respirator, dy pacientë në CPAP maskë”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme