Treni godet një veturë në Pejë, lëndohen katër persona

Prishtinë | 21 Kor 2021 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, ku treni ka goditur një veturë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 12:20 te Dogana në Pejë ka ndodhur një aksident. Treni i udhëtarëve ka goditur një veturë, si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 4 persona”, ka thënë Rugova.

Ai ka shtuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Të ngjashme