Ujësjellësi i kryeqytetit: Jemi në gjendje gatishmërie në ndërrimin e motmoteve

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Ekipet teknike të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellēsit do të jenë në gjendje gatishmërie që t’u dalin në ndihmë të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit nëse kanë probleme me rrjetin e ujësjellēsit në zonat ku jetojnë.

“Gjatë natës së sontme, kur edhe pritet ndërrimi i motmoteve, do të jenë rreth 60 punëtorë kujdestarë në tërë zonën operative”, njofton ujësjellësi i kryeqytetit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Rajonal ” Prishtina” thekson se me të gjitha mundësitë teknike do të mbajë tempon e rregullt të furnizimit me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme