UNDP: Solidarizohemi me gazetarët kosovarë

Prishtinë | 03 Maj 2017 | 13:43 | Nga

Koordinator i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Shtypit, ka thënë se Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë solidarizohet me miqtë e vet në media në tërë Kosovën, duke rikonfirmuar angazhimin tonë për fuqizimin e rolit tuaj në ndërtimin e një shoqërie plotësisht të hapur, demokratike dhe të lirë në Kosovë.

Ky është mesazhi i plotë i Russell:

Sot më shumë se kurrë është e rëndësishme që të gjithë ne të përkrahim lirinë e shtypit. Sipas Freedom House, në vitin 2015, liria e shtypit ka rënë në pikën më të ulët në 12 vitet paraprake pasiqë akterë të ndryshëm kriminelë dhe terroristë kërkojnë heshtjen e mediave, pavarësisht çmimit, në luftën e tyre për pushtet. Këtu në Kosovë jemi me fat që kemi një shtyp të cilit i dëgjohet zëri; megjithatë, edhe këtu, Freedom House e konsideron shtypin të jetë vetëm pjesërisht i lirë. Në të vërtetë, kur partneri ynë i ngushtë, Shoqata e Gazetarëve të Kosovës raporton se ka patur 27 kërcënime me vdekje ndaj gazetarëve në një vit të vetëm (2015), atëherë mendoj se mund të pajtohemi se ka ende shumë hapësirë për përmirësim. Sot, Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë solidarizohet me miqtë e vet në media në tërë Kosovën. Ne rikonfirmojmë angazhimin tonë për fuqizimin e rolit tuaj në ndërtimin e një shoqërie plotësisht të hapur, demokratike dhe të lirë në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme