Valon Syla: Të hetohet, kush është Durmishi herë me nënshkru, herë jo

Prishtinë | 22 Kor 2021 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Pas reagimeve të shumta dhe presionit publik, Qeveria e Kosovës është zmbrapsur lidhur për tiketën ngjitëse në vlerë pesë euro, e për këtë ka reaguar gazetari Valon Syla, i cili ka kërkuar hetim ndaj ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliut dhe zëvendësministrit të tij, Hysen Durmishit, shkruan Gazeta Metro.

Sipas Sylës, vendosja e nënshkrimit dhe pastaj tërheqja mbi “haraçin” 5 eurosh për tiketën ngjitëse, duhet hetohet ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu si dhe zëvendësministri , Hysen Durmishi.

“Ku është Albin Kurti? Veç hetime dhe burg për këta hajduka si Hysen Durmishi e Liburn Aliu që e nënshkruan, haraçin 5 euro me etiketa. Tash po thonë e tërheqa nënshkrimin”, ka shkruar Syla.

Të ngjashme