Vazhdon greva në ATK, s’ofrohen shërbime për tatimpaguesit

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 08:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Edhe të martën ka vazhduar greva e Sindikatës së punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), grevë kjo që po mbahet me orar të plotë.

Sekretarja e kësaj sindikate Arlinda Bajraj përmes një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online ka thënë greva do të vazhdojë deri përmbushjen e kërkesave të tyre.

Ajo më tej ka sqaruar se do njoftohen mediet në kohë,  nëse do ketë konferencë për medie pasi të marrë vendim kryesia e kësaj sindikate.

Ndryshe Sindikata e punëtorëve të ATK-së nga  java e kaluar kanë filluar grevën por jo me orar të plotë.

Të ngjashme