Vazhdon vaksinimi në Prishtinë, apelohet që vaksinën ta marrin personat me sëmundje shoqëruese

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 12:45 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sallë “1 Tetori”, ka vazhduar vaksinimi i personave që kanë marrë dozën e parë sipas terminëve të caktuara në sistemin online, raporton Ekonomia Online.

Vaksinën për herë të parë e kanë marrë edhe një grup i personave mbi moshën 65 vjeçare.

Resul Rexhepi tha se po ndihet mirë pas marrjes së dozës së parë të vaksinën ndërsa të dytën do ta marrë pas një muaji.

Ai madje i ka bërë thirrje të gjithë personave sidomos atyre me sëmundje shoqëruese të vaksinohet në mënyrë që të ruhen nga Covid-19.

Përderisa sipas njoftimit të djeshëm të MSh-së në 24 orët e fundit janë dhënë 2 753 doza të vaksinës kundër Cobid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 86 489 doza të vaksinës.

Nga 2 114 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes, kurse janë shëruar 111 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104 454.

Në total numri i rasteve aktive është 832.

Të ngjashme