Vdes nëna e komandantit dhe veteranit të UÇK-së

Prishtinë | 21 Kor 2021 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Halime Nura, e ëma e Komandatit të UÇK-së Jakup Nura, ka vdekur sot.

Lajmin për vdekjen e saj e dha deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Musliu tha se Halime Nura nuk qe vetëm nëna e komandatit Jakup Nura dhe veteranit Avni Nura, por ajo ishte nëna edhe e shumë djemve të tjerë që u bënë ushtarë të orëve të para të UÇK-së.

Halime Nura u kishte dhënë bukë e kurajo shumë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Paska nderruar jete edhe nje nene e madhe, Halime Nura, nena e Komandantit të UÇK-se Jakup Nura.

Halimja nuk ishte vetem nena e Komandantit Jakup Nura dhe e veteranit Avni Nura.

Ajo ishte nene e shume djemve qe u bene ushtarë te oreve te para te UCK-se. Andaj perveç Jakupit, Avniut dhe familjes se gjere Nura ju shprehi ngushellimet me te sinqerta të gjithe atyre ushtareve te UÇK-se te cilet u ushqyen me buke e kurajo nga kjo nene. Shpirti i saje pushofte në paqe, i lehte i qofte dheu i Kosovës!”

Të ngjashme