Vetura godet motoçikletën, lëndohen dy persona

Prishtinë | 22 Kor 2021 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë marrë lëndime pas një aksidenti ndërmjet një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:10 në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha ai.

Borovci tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Të ngjashme