Vijnë bora dhe ngricat e para

Prishtinë | 27 Nën 2016 | 22:34 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim.

Masat e ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të jenë prezente mbi gadishullin e Ballkanit, sipas parashikimeve.

“Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Këto vranësira në viset e ulëta gjatë natës dhe pjesës së parë të ditës së hënë kanë mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe fjolla te dobëta bore, kurse në viset malore pritet të ketë reshje bore te intensitetit të ulët”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri në zero gradë , kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Të ngjashme