Zvicra i jep MPMS-së 7 milionë franga për punësimin e të rinjve

Prishtinë | 21 Pri 2017 | 13:47 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe drejtori i Zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për projektin “Rritja e punësimit të të rinjve”, faza II, projekt i cili do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2020.

Për implementimin e këtij projekti Qeveria zvicerane ka ndarë shumën prej 7 570 000 00 franga zvicerane, fonde këto që do të përdoren për zbatimin e projektit në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Qëllimi i fazës së II të projektit EYE, është që të kemi një treg dinamik dhe social gjithëpërfshirës të punës, që siguron gjithnjë e më shumë vende pune, duke përfshirë vetë-punësimin e të rinjve në Kosovë.

Me implementimin e këtij projekti do të ketë rezultate të cilat u mundësojnë të rinjve të Kosovës të fitojnë shkathtësi adekuate për të rritur punësimin e tyre përmes një sistemi trajnimi të orientuar drejt tregut.

Do t’iu mundësohet gjithashtu të bëjnë zgjedhje të informuara për karrierë dhe fitojnë më shumë mundësi punësimi me anë të një sistemi të përmirësuar të ndërmjetësimit të punës. Po ashtu bizneset dhe ndërmarrjet shoqërore do të rriten dhe investojnë në vende të reja pune në sektorë të cilët kanë potencial ekonomik.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme