Zyrtarë të LDK-së përkujtojnë Ukë Bytyqin

Prishtinë | 27 Tet 2018 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Anëtarë të Kryesisë dhe deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë përkujtuar sot ish kryetarin e Komunës së Suharekës, Ukë Bytyqin,

Siç njofton LDK, Salih Asllanaj, anëtar i Kryesisë së LDK-së, Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, deputetët Driton Selmana dhe Armend Zemaj dhe bashkëpunëtorë përkujtuan jetën dhe veprën e Ukë Bytyqit.

Pranë varrit të tij kanë bërë homazhe familjarë, miq e bashkëpunëtorë.

LDK-ja, Ukë Bytyqin e kujton si një person guximtar që ka dhënë kontribut të çmuar për shtetin e Kosovës.

Homazhe te varri i Ukë Bytyqit ka bërë edhe kryetari aktual i Suharekës, Bali Muharremaj dhe personalitete të tjera.

Ukë Bytyqi u vra më 27.10.2002 në Leshan të Suharekës, derisa bashkë me aktivistë dhe drejtues të Degës së LDK-së po kremtonin fitoren e zgjedhjeve lokale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme