Nafta drejt 100 dollarëve për fuçi – Hyrja e trupave ruse në Ukrainë rrit shqetësimet

Prishtinë | 22 Shk 2022 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Nafta është rritur ndjeshëm në tregtinë e së Martës prej shqetësimeve të ndërprerjes së furnizimit, ndërkohë që tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës arritën majën, pasi Moska urdhëroi trupat në 2 rajonet e ndara në Lindje të Ukrainës. Lëvizja e Moskës tërhoqi kritika ndërkombëtare dhe autoritetet amerikane bënë të ditur se Ëashingtoni së bashku me vendet aleate, po planifikojnë të lajmërojnë sanksione të reja ndaj Rusisë.

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka lëshuar një urdhër ekzekutiv për të ndaluar aktivitetin amerikan të biznesit në rajonet separatiste , si dhe të ndalojë importet e të gjithë mallrave në ato zona. Nafta bruto amerikane u rrit me 2.8 dollarë apo 3.06% në 93.86 dollarë për fuçi nga dita e Premte, ndërkohë që e Hëna ishte ditë pushimi. Nafta Brent, çmimi referenc në bursën e Londrës, u rrit me 1.36 dollarë apo 1.43% në 96.75 dollarë për fuçi, pasi shtoi 2% në tregtinë e së Hënës.

Disa analsitë thoën se nuk ka gjasa që BE dhe SHBA të vendosin sanksione ndaj gazit apo naftës në Rusi, nëse pushton më tej Ukrainën, pasi do të kishte efekte financiare për vetë ata. Megjithatë, Rusia mund të ndalojë vetë furnizimet e naftës dhe gazit, nëse synon të kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve të tjera të Perëndimit. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, akuzoi Rusinë për prishjen e bisedimeve të paqes dhe përjashtoi faljet territoriale. Analistët thonë se nafta Brent do të testojë herët ose vonë 100 dollarëshin për fuçi.

Të ngjashme