Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Fetahu është takuar me të rinjtë e Podujevës, të cilëve iu premtoi mbështetje në shkollim dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.
Fetahu shkruan se rinia do të jetë themeli i qeverisjes për ndërtimin e jetës në vendin e lindjes.
Postimi i plotë i Fetahut në Facebook:
Podujeva ka të rinj me potencial të jashtëzakonshëm. Por, qeverisja e deritashme e komunës i ka braktisur dhe ata sot e kanë të vështirë të gjejnë mundësi për ta ndërtuar jetën në vendlindje. Rinia do të jetë në themel të qeverisjes sime në Podujevë, duke synuar krijimin e kushteve sa më të mira për shkollimin e tyre dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Shpërndajeni për ta treguar mbështetjen për rininë tonë #PDK