Narcizizmi si sëmundje kolektive e Perëndimit

Prishtinë | 23 Shk 2024 | 19:11 | Nga Dritan Goxhaj

Midis datave 16 dhe 18 shkurt u mbajt në Mynih të Gjermanisë konferenca vjetore mbi sigurinë, ose siç njihet tashmë Konferenca e Sigurisë e Mynihut.

Kjo konferencë sivjet përkoi me dy vjetorin e luftës në Ukrainë, edhe pse lufta ka filluar 4 ditë më vonë, me datë 22.

Por kjo konferencë ka simbolikën e saj pasi aty e ka fillesën gjith kjo luftë që po zhvillohet në Ukrainë midis perëndimit –NATO-s, dhe Rusisë. Ishte pikërisht në këtë konferencë të vitit 2007 që presidenti i Rusisë Putin mbajti një fjalë në të cilën që nga fillimi i saj e deri në fund u mundua t’i tërhiqte vëmendjen gjithë perendimit që të mos shtyhej më drejt Rusisë, dhe të qëndronte larg kufijve të saj, pasi çdo përpjekje për tu afruar ushtarakisht në kufijt e saj do të konsiderohej nga Rusia si një veprim që do i jepte fund bashkpunimit të deri më atëhershëm të tyre, dhe do të konsiderohej si një përpjekje drejt ekzistencialitetit të vetë shtetit rus.

Fjala e Putinit atëherë, por jo vetëm atëherë, ajo u nënvlerësua totalisht. Gjithë perëndimi i marrë sëbashku, pra perëndimi kolektiv deri më datë 22 shkurt të vitit 2022 e konsidronte Rusinë sipas shprehjes së senatorit amerikan Lindsi Graham “ Një pomp benzine i maskuar si shtet”.

Po i njëjti nënvlerësim erdhi edhe më pas për gjith rritjen e kapaciteteve ushtarake ruse nga viti në vit, si dhe u vazhdua nënvlerësimi i kapaciteteve ushtarake, doktrinale dhe operacionale të ushtrisë ruse.

Një nënvlerësim i cili vinte dhe vjen edhe si pasojë e njohjes së gabuar të historisë së Luftës së Dytë Botërore. Por perëndimi kolektiv përveç nënvlerësimit total ndaj Rusisë ai bëri edhe gabimin tjetër fatal, kish filluar që nga viti 1991, vit në të cilin u shpërbë Traktati i Varshavës që të mbivlerësonte veten dhe fuqitë dhe kapacitetet e veta ushtarake.

Dhe në fushën e psikologjisë dhe të mjekësisë kur dikush nënvlerën totalisht dikë ose diçka dhe krijon idenë e mbivlerësimit për veten, vuan nga ajo që këto dy shkenca e konsiderojnë si sëmundjen e narcizizmit.

Të rënë në këtë gjendje narcizimi edhe kësaj rradhe në Konferencën e Mynihut të këtij viti u fol vetëm për një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, dhe për islamofobin Navalni ( si politikë të partisë së tij propagandonte zhdukjen e gjith myslimanëve në rusi, dhe e konsideronte shtetin rus vetëm të të krishterëve ortodoks).

Duket qartësisht që narcizimi nuk i ka lejuar as kësaj rradhe perëndimin kolektiv që të shohin realitetin.

Realitet i shpjeguar nga një raport i FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar) në fund të vitit që shkoi se “ Sanksionet nuk e kanë dëmtuar aspak Rusinë, dhe ekonomia e saj ka pësuar rritje më shumë se ekonomia e vëndeve të G7”.

Por të mbytur nga narcizismi perëndimi ka menduar se Rusia është si Shqipëria, një vend i vogël ku pushteti merret dhe mbahet me ndihmën e bandave dhe banditizmit.

Rusia është një vend i madh, dhe vendet e mëdha nëse funksionojnë në kuadër të banditizmit ato humbasin centralizmin dhe shpërbëhen.

Ndërsa vende si Shqipëria mund të drejtohen dhe mbahen me banditë. Sepse aktualisht e gjitha çka qeveria e Shqipërisë bën është thjesht dhe vetëm banditizëm ndaj popullit të vet, dhe për këdo që do të ndihet keq mjafton të shikojë definicionin e banditizmit në Wikipedia “ Termi banditizën aplikohet për ata që vetëm ose në grupe kryejnë akte të jashtëligjshme në vepra të cilat janë : Grabitja, pengmarrja dhe gjobëvënia”.

Me cilat nga këto nuk merret qeveria shqiptare me udhëheqësin e saj?

Grabit paratë publike me projekte si inceneratorët dhe aeroportet e rrugët. Ka marrë peng një popull të tërë nëpërmjet patronazhizmit, dhe gjobëvënie ndaj çdo lloj biznesi deri te taksimi i çdo lloj profesioni të lirë.

Dhe po ky narciziëm i çoi perëndimin kolektiv që të çonin drejt shkatërrimit ushtrinë më të madhe të Europës, atë të Ukrainës.

Pasi në fillim të vitit 2022, Ukraina përbëntë ushtrinë më të madhe dhe më të përgatitur të gjithë Europës.

Dhe në kuadër të narcizimit duke nënvlerësuar totalisht kapacitetet dhe aftësitë ushtarake të ushtrisë Ruse nuk e la Ukrainën që të dakordohej për një marëveshje paqeje në fillimin e këtij konflikti që sërish perëndimi për shkak të narcizizmit e konsideron luftë, ndërsa Rusia thjesht si një Operacion Ushtarak, edhe si pasojë e nënvlerësimit dhe mos njohjes së doktrinës ushtarake Ruse.

Në këtë doktrinë Rusia i ndan veprimet luftarake në dy grupe. Në Teatër Lufte dhe në Teatër Operacional të Luftimit. Po në këtë kuadër çdo lloj angazhimi i forcave Ruse jasht territorit të saj konsiderohet vetëm si Teatër Operacional Luftimi dhe për këtë arsye ajo e quan thjesht Operacion Special. Dhe ky shpjegim në doktrinën ushtarake Ruse është i tillë që mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Pasi Teatër Lufte ata konsiderojnë vetëm atëherë kur gjith shteti angazhohet totalisht në luftë dhe bëhet mobilizimi i përgjithëshëm i gjithë popullsisë dhe ekonomisë vetëm në shërbim të luftës.

Narcizismi nuk e lejon perëndimin kolektiv që të shohi realitetin në terren ku tashmë që dy vjet të plota në këto përplasje ushtarake ushtria ukrainase është shkatërruar plotësisht, ku numri i të vrarë prej 377,324, e ka ka kaluar numrin e forcave ushtarake aktive aktualisht 366,400.

Gjithashtu është shkatërruar çdo lloj sistemi armatimi dhe lloje armatimi që perëndimi i ka dhënë ukrainës, është treguar që ato armatime dhe sisteme të ndryshme perendimore nuk kanë qënë të përshtatshme për një luftë të tillë, por vetëm për operacione të shkurtra e të vogla për vende të izoluara e jo me kapacitete ushtarake si të Rusisë.

Edhe pse para disa ditësh revista prestigjoze Forbes shkruante “ Ukrainës i duhen 200,000 predha artilerie në ditë që të mund të ndalojë avancimin e forcave ruse në Ukrainë”, sërish perëndimi kolektiv i qorruar nga narcizizmi nuk e sheh se nuk është në gjendje t’i japi Ukrainës një sasi të tillë, pasi gjith sasia e predhave që ka prodhuar gjith perëndimi sëbashku vjet ka qënë 400,000 në vit, ndërsa për sivjet kanë planifikuar vetëm 600,000 të tilla. Që sipas revistës Forbes do të plotësojnë nevojat vetëm për 3 muaj për Ukrainën, por edhe ato në vitin tjetër sepse kjo sasi do të prodhohet për gjith vitin 2024.

Ndërsa në fillim të këtij muaji dy gjeneralë perëndimorë, Gjeneral Majori në pension Mik Rajan (Mick Rayan) i ushtrisë Australiane, dhe Gjeneral Leitnanti Klinton Hinot (Clinton Hinote) i Forcave Ajrore Amerikane kanë bërë një raport për Pentagonin në të cilin theksojnë “ Menjëherë pas Luftës së Ftohtë ndodhën disa gara të njëanshme në fushën e betejës, ku ushtritë aleate dominuan shpejtë kundërshtarët të mbërthyer në paradigma të vjetra. Fatkeqesisht tashmë ky avantazh është gërryer me shpejtësi të madhe”.

Ndërsa diku më poshtë në raportin e tyre pranojnë se “ Sistemet perendimore janë bërë aq të shtrenjta sa operatorët e tyre kanë frikë t’i përdorin – duke shkatërruar kështu gjith idenë e luftës”.

Duke qënë se narcizizmi nuk të lejon ta shohësh realitetin dhe as ta pranosh atë, perëndimi kolektiv sërish po e nxit Ukrainën për të vazhduar konfliktin edhe pse tashmë është reale pamundësia e Ukrainës për të ndalur avancimin e forcave Ruse të cilat si për kastile, një ditë para Konferencës së Mynihut arritën të marrin totalisht nën kontrollin e tyre një nga qyetet më të fortifikuara të forcave ukrainase, atë të Advikës.

Tashmë ukrainasve ju kanë mbetur vetëm dy vëngrumbullime të fortifikuara, ai i Shasov Jar dhe linja e fortifikuar ne Kramatorsk. Aktualisht Shasov Jar është duke u rrethuar nga forcat ruse që po përparojnë ngadalë.

Në momentin që edhe këto dy fortifikime do të bien në duart e rusëve, atëherë Ukraina nuk do të ketë më asnjë lloj mundësie për të ndalur avancimin e tyre deri në brigjet e lumit Dniepër.

Edhe pse Ukraina po mundohet që të ribëjë sërish një mobilizim me pretendimin se do të mund të mobilizojë rreth 500 mijë forca, ajo thjesht e nxitur nga narcizizmi i perëndimit dhe pangopësia e lavdisë dhe pushtetit të presidentit të sajë, do të çojë drejt vdekjes bijtë e bijat e sajë, pasi ato janë froca që jo vetëm do të jenë të pa përgatitura, por Ukraina tashmë nuk ka asnjë kapacitet njerëzor profesionist komundues.

Kjo vërtetohet nga fakti se gazetat amerikane po arrin të marrin nëpër intervista disa komandatë batalionesh ukrianse që iknin nga Advika, dhe grada e tyre është herë kapiten e herë major.

Ndërkohë që normalisht duhej të ishte Kolonel ose nën/kolonel. Kur një batalion ka për komandant një kapiten kjo tregon qartësisht mungesën e personelit të kualifikuar drejtues.

Dhe kjo në një konflikt të tillë, veçanërisht si kjo e tanishmja do të thotë vetëvrasje për ato forca që shkojnë në luftim.

Pas gjithë këtyre dështimeve të njëpasnjëshme në këto dy vjet perëndimi kolektiv do të duhej ta nxiste Ukrainën që të ulej në tavolinën e bisedimeve dhe të të mund të shpëtonte çka të mundet në këtë pikë ku është, pasi sa më vonë të bëhet kjo aq më shumë do të humbi Ukraina.

Por ama ky narcizizëm nuk po e lejon perëndimin të shohi se sa më e madhe humbja e Ukrainës aq më e madhe do të jetë edhe humbja e Europës dhe NATO-s.

Ku Europa do të thyhet përfundimisht në idenë e një fuqie ushtarake dhe edhe për një periudhë tjetër të paktën 30 vjeçare do të jetë nën patronazhin dhe mbrojtjen direkte të SHBA-së.

Ndërsa NATO thjesht do të dali si një alencë e dobët dhe jo më e frikshme për pjesën tjetër të botës.

I vetmi që siduket deri më tashti nga luftënxitësit perendimore që e ka kuptuar se vazhdimi i luftës nga Ukraina është i kotë, është vetëm senatori amerikan Lindsi Graham i cili deri dje bënte thirrje për angazhim ushtarak të Amerikës direkt me Rusinë, ndërsa tashti në dy herët e fundit ka votuar kundër dhënies së ndihmës ushtarake amerikane prej 61 milion dollarësh Ukrainës.

Siduket e ka kuptuar më në fund se Rusia nuk është “ Një pomp benzine e maskuar si shtet, por një Shtet i maskuar si pompë benzine”.

Uroj që edhe pjesa tjetër e perëndimit ta kuptojë sa më shpejt e të mos lujan me fatin e Ukrainës dhe të ukrainasve për vetëm ineresat e tyre të ngushta politike.

Pasi është vërtet për të ardhur keq kur sheh se në ç’derexhe ka rënë Ukraina, aq sa edhe “Udhëheqësi ynë global ” Rama, po e përdor Ukrainën për kapital të tijin politik, për t’i treguar patronazhistëve dhe gjithë qorrave që i venë nga mbas si të shurdhër, se ai është lider global, duke e ftuar presidentin e sajë në datë 28 shkurt në konferencën për Ballkanin që do të mbahet në Tiranë.

Të ngjashme