Nderohen heronjtë Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 12:14 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është mbajtur akademia përkujtimore e 22-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri, Ramush Haradinaj tha se dita e sotme i ka të veçantat e veta, sepse është edhe rënia e parë e komandantit të UÇK-së.

“Në vendlindjen e Edmondit po bashkohen familjet e Zahirit, Hakifit e po bashkohemi siç ishin ata por në Junik. Dita e sotme është ditë që ka të veçantat e veta dhe kur them është kur me filluar nga ato me e veçanta është rënia e parë e komandantit të UÇK-së, që kishin bërë rrugë deri ditën e caktuar ë krijimit të njësive dhe krijimit të luftës për liri dhe veprimeve të lirisë”, u shpreh Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit, i çmoi lartë njerëzit e Junikut duke i vlerësuar, si njerëz të ndershëm. Sipas tij, duke nderuar heronjtë, shqiptarët dinë rrugën të cilën duhet ecur.

“Kam pas nderin me bisedu me vllain Luanin kur e pyesja Se kë do ta kishe vecu më tregonte për Zahirin që është trim. Unë edhe Luani edhe rënia e tij është e lidhur me të, rënia e Zahirit, Hakifit e Edmondit në mënyrë kaq heroike duke rezistuar, bëri kthesë. Me rënien e tyre u krijua bindja që duhet veprojmë jo vetëm kur kemi planifikime por më shpejtë më shpesh ndokund. Kur nderojmë heronjtë në Orllan apo kudo të jemi në atdheun tonë por sot po e bëjmë kujtimin në Junik për shkak të Edmondit është një vend që na nderon dhe duke nderuar heronj ne e dimë rrugën tonë deri këtu dhe e konfirmojmë se e dimë edhe më tutje”, shtoi Haradinaj, raporton Ekonomia Online.  

Ndërsa, kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, tha se rënia e këtyre dëshmorëve, Junikun e forcon përjetësisht me vlerat kombëtare duke i dhënë luftën e lavdisë për historinë.

“Juniku është me fat që ne mesin e tyre nxori vëllaun e djalin tonë Edmomdit djalë i devotshëm duke u krenuar në të kaluarën jemi të vetëdijshëm për rrugën që na pret rruga është e mundimshme sa e lirisë por ne jemi te vendosur që vendin tonë ta dërgojmë aty ku ata deshën”, tha Kuçi.

Flloretë Zejnullahu, në emër të tre familjeve, ka falënderuar të pranishmit për këtë pjesëmarrje masive. Sipas saj, sot e kemi lirinë që e sollën dëshmorët.

“Ne sot e kemi lirinë që e sollën këta ata e kanë dashur vendin e tyre me shumë se veten e lirinë, ne e kemi këtë liri por ne sot jemi të përçamë e të ndamë ne mes vete ne këtë 22 vjetor i bëj thirrje presidentit, kryeministrit e krerëve të afrohen me njëri tjetrin e të bëhen bashkë sepse këto politika po na bënë dëm vetën neve gjeneratave të reja ju lutemi të na krijoni kushte më të mira”, tha Zejnullahu.

Në këtë akademi në shenjë respekti për tërë luftën e UÇK-së, ku u bë falja gjakut mes familjeve Knushi dhe Shehu.

Bashkim Knushi i fali gjakun e djalit të tij familjes së Ahmet Shehut.

Të ngjashme