Ndërprehet mbledhja e jashtëzakonshme në Mitrovicë

Prishtinë | 14 Dhj 2016 | 13:33 | Nga

Është ndërprerë mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit komunal të komunës së Mitrovicës pasi që kishte mospajtime mes asamblistëve të PDK-së dhe LDK-së në anën tjetër dhe kryetarit të komunës Agim Bahtiri dhe asamblistëve të AKR-së.

Ata janë mbledhur sot për të diskutuar për gjendjen e sigurisë në komunë pas ngritjes së murit në pjesën veriore por kryetari Bahtiri kërkoi që të dalin me një deklaratë të përbashkët për ç’gjë nuk u pajtuan asamblistët opozitarë.

Për shkak të këtij mospajtimi ata braktisën mbledhjen e jashtëzakonshme duke lënë brenda në sallë vetëm 16 asamblistë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme