Ndeshje interesante në Premier League, në fushë zbresin ekipet e Manchesterit, Tottenham dhe Newcastle

Prishtinë | 13 Pri 2024 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Në Premier League ditën e sotme do të luhen ndeshje mjaft interesante të vlefshme për javën e 32-të të kampionatit. Në fushë do të zbresin disa nga ekipet që do të kërkojnë fitoren për të arritur objektivat e tyre.

Kështu gjithçka do të startojë me superduelin mes Newcastle dhe Tottenham, sfidë që do të nisë në orën 13:30. Fitorja është mëse detyrim për “Spursat” që kërkojnë të vlindojnë vendin e dytë në Champions, ndërkohë “Qymyrgurët” ndodhen në vendin e 8-të shumë larg për një vend në Europë.

Në orën 16:00 do të luhen 4 takime. Vëmendja do të jetë te Manchester City që pret në shtëpi Luton. Një sfidë e lehtë për “djemtë” e Pep Guardiolës që duan 3 pikët për të ms u larguar dy vendeve të para në klasifikim. Takimet e tjera janë Brentford – Sheffield United, Burnley – Brighton dhe Nottingham – Wolves.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme është në orën 18:30. Bournemouth do të ripresë në shtëpi ekipin e Manchester United, me “djajtë” që janë të dënuar vetëm për fitoren.

Të ngjashme