Ndikimi Ekonomik i Prishtina Mall – Thirrje për një Distrikt/Qendër Ndërkombëtare të Biznesit në këtë trekëndësh

Prishtinë | 18 Mar 2023 | 12:00 | Nga Shenoll Muharremi

Një investim i madh u realizua këtë javë në Kosovë, kryesisht me kapital vendor dhe nga sipërmarrës tanë. Shumica prej tyre aktiv me dekada në biznes dhe kanë gjeneruar kapital dhe dije për tu kurorëzuar me një senzacion si Prishtina Mall. Vizioni i tyre është të bëhet një qendrër kryesore tregtare në rajon.

Kryesisht për shkak të mungesës së zgjedhjeve dhe vendeve për tu kaluar kohën dhe argëtuar, qendrat tregtare si kjo kanë një rol shtesë përpos shoppingut dhe freguentohen shpesh nga familjet dhe individët edhe si qendra argëtimi. Pak ka mundësi në Kosovë për të kaluar kohën e lirë, kjo është një avatazh për qendrat tregtare.

Nuk do të diskutoj për analizën e kost-benefiteve të Prishtina Mall, jam i sigurt që investitorët e kanë bërë këtë dhe e dijnë përafërsisht kur do kthehet investimi i tyre dhe kur kjo qendër do bëhet profitabile. Dëshiroj të fokusohem në dy këndvështrime: (a) Cfarë efekti mund të ketë në ekonominë e Kosovës Prishtina Mall; dhe (b) A mund të fyrmëzoj cfarë quaj Prishtina Mall PLUS: apo sëndërtimin e një Distrikti apo Qendre Ndërkombëtare të Biznesit në atë zonë?

(a) Efekti në ekonomi: Efektet kryesore pozitive deri më tani mesiguri kanë qenë për kompanitë e shumta të sektorit të ndërtimtarisë të cilët kanë ndërtuar dhe përfituar nga ndërtimi i objekteve dhe infrastrukturës së Prishtina Mall. Supozohet investimet ishin në rajonin e €400-€500milion. Përfituesit e dytë janë punëtorët që janë punësuar gjatë ndërtimit dhe tash kur është operacionalizuar qendra. Një numër i konsideruar i firmave të shërbimit dhe mirëmbajtjes gjithashtu kanë përfituar dhe do vazhdojnë të përfitojnë. Pastaj vijnë, si zakonisht Bankat. Ato për pjesën e kredisë do përfitojnë nga intereset me vite. Kuptohet, qeveria ka dhe do të përfitoj nga taksat e shumta që janë paguar dhe do të paguhen. Zingjiri i përfituesëve është i madh.

Por mbase përfituesit më të mëdhenjë janë fimat globale, malli i të cilave do të shitet dhe tregtohet atje. Për shkak se kjo në esencë është një qendrër tregtare. Në këtë aspekt, struktura e ekonomisë së Kosovës ka një problem kronik në tregti (kryesisht në mallra), ku bilanci është thellësishtë negativ me €4.7milairdë deficit me 2022 (rritje nga €3.92 2021 dhe €2.92 në 2020). Ne kemi dalje të rreth €5 miliardave të kapitalit financiar dhe ky është një probem për ne që duhet të adresojmë. Ne po harxhojmë €5miliardë më shumë sesa po gjenerojmë (ku i marrim këto mjete është një temë tjetër) dhe po nxjerim jashtë vendin kapitalin që do të duhej dhe mund të shumfishohej në të mirën e ekonomisë tonë.

Në këtë konteskt, Prishtina Mall mund të kontribouj që të thellohet edhe me shume bilanci tregtar negativ për shkak se një ndër fokusi kryesore i tyre është tregtia apo shitja e mallrave që shumica absolute vjen nga jashtë. Po ky nuk është problem i investitorëve. Ata po bëjnë më të miren e tyre dhe atë çfarë janë të specializuar të bëjnë. Fundja ata janë investitorë dhe duhet të trajtohen si mbretër.

Eshtë problem struktural i ekonomisë së Kosovës dhe politik-bërësit dhe qeveria e institucionet relevante duhet të adresojnë. Ne nuk mund tju rekomandojmë sektorit të tregtisë të mos bëjnë investime, por ne duhet t’i rrisim sektorët tjerë. Eshtë normale të rritet tregtia dhe bilanci negative në këtë rast, por ne duhet ti rrisim aktivitetet ekonomike të sektorëve tjerë që bilanci tregtar të përmirsohet dhe eventalisht në të ardhmën të bëhet pozitiv. Pra duhet të shesim cka kemi përparsi, e të blejmë cfarë na nevojtet, por kjo nuk po ndodhë me vite në Kosovë. Ne duhet të tregohemi më këmbëngulës dhe të alokojmë më shumë resurse në këtë aspekt.

Të kemi një plan më ambicioz dhe të kjartë si të rrisim sektorët tjerë, apo si të përdorim infrastrukturën që kemi krijuar për të rritur sektorët e prodhimit vendor dhe shërbimeve profesionale. Duket sikurse jemi dorëzuar ende pa fillular. Këtë gjendje nuk duhet të pranojmë. Nuk ka rrugë tjetër për sigurim të qëndrueshmërisë së Kosovës pos rritjes së ekonomisë tone me theks tek rritja e sektorit privat, rritjes se konkurrencshmërisë dhe efikasitetit të ekonomisë vendore. Për momentin, nuk po investojmë sa duhet në këtë aspekt dhe kjo duhet të ndryshoj.

(b) Prishtina Mall Plus: Një model ndërkombëtar një qendre të ngjashme më bëri përshtypje këto ditë. Ata kishin ndërtuar një qendër të ngjashme sikurse Prishtina Mall por kishin shtuar edhe dy komponente: 1. Start-Up Center për biznese vendoe dhe ndërkombëtare dhe 2. Akomodim/Hotele. Komponenti i start ups dhe inkuabtorëve të biznesit ishte një model fantastik se për shkak përveq që tregton mallra, aty edhe krijon biznese të reja të cilat pastaj hyjnë në funksion të rritje së tregtisë dhe shitjes në atë qendër.

Një model i tillë është i përshtatshëm për Kosovën. Dmth jo vetëm tregti, por edhe Inovacion, Start Ups dhe Sipërmarrësi. Kosova ka një situate ku duhet të krijoj 10x më shumë biznese të shërimeve (ICT) dhe prodhimit sesa ato të tregtisë, nese merret parasyesh struktura momentale (kjo ndryshon në të ardhmën).

Kosova ka një mundësi tashmë në atë zonë filloj të mendoj për të sëndërtoj një Distrikt Ndërkombëtar të Biznesit. Të plotësoj investimin e gjertanishëm. Investimi i Prishtina Mall dhe bizismenët që e ndërtuan e kanë frymëzuar një situatë ku mund të konsiderohet kjo, për shkak se kjo qendër i ka thujase të gjitha përmasat e një ndërmarrësie ndërkombëtare. Si do të dukej një Qendër Ndërkombëtare e Biznesit në atë zonë?

Kosova duhet të filloj të ndërtoj ekosistemin e start-upsve dhe inovacionit pa humbur kohë. Na duhen inkubatorë, parqe biznesi, qasja ne financa, venture capital, know how dhe lidhje me botën (rrjetizim). Por jo të krijoj parqe biznesit e inkubatorë sikur ka bërë deri më tani, me qasje të ndërtimit të objekteve pa koncept zhvillimor dhe funksional dhe pa menaxhim dhe know how për përkrahje të atyre që i përdorin. Modelet e deritanishme nuk jane funksionale.

Në Prishtina International Business District përpos një infrastrukture ku do të ndërtoheshin disa inkubatorë biznesit, qendra të inovacionit, qendra të kërkimeve dhe zhvillimit.. aty mund edhe të krijojmë kushte për investime të jashtmë dhe hapje të përfaqësive të firmave kredibile. Kërkesa globale dhe kushtet në Kosovë favorizojnë për momentin sektorin e Informimit, Komunikimit dhe Teknologjisë të cilat mund të shesin shërbimet e tyre jashtë vendit. Ky do ishte një balancim perfekt i tregtisë: mund të importojmë konsumin dhe veshëmbathjen por eksportojmë shërbime ICT. Me rëndësi që bilanci në fund mos të jetë kaq negative.

Paramendoni, nese ne kishim rritur ekonominë me €5miliardë euro në këtë intervenim, bruto produkti vendor do rritej për 50% ndërsa bilanci tregtar do të bëhej pozitiv. Lehtë për tu imagjinuar, thujase e pamundur të bëhet shpejtë.

Një Distrikt/Qendër Ndërkombëtare të Biznesit që do të shtrihej në trekëndëshin Albi Mall – Prishtina Mall – Aeroporti Ndërkombëtar do mund të krijonte mundësi dhe shpresë për Kosovën dhe ekonominë e saj. Sigurisht që është lehtë për të shkruar e fantazuar për një gjë të tillë, por cdo projekt i mirë fillon nga një ide dhe pak imagjinatë kreative. Në këtë rast edhe duke e marrë parasyesh sitautën aktual, kushtet dhe praktikat e mira ndërkombëtare. Ne duhet të shpërthejmë në ndonjë mënyrë ekonomikisht nësë dëshirojmë të dalim nga status quo. Nuk mundemi vetëm të flasim e merremi me negiciata me Serbinë e zgjedhje të përgjithshme.

Duhet të bëjmë dhe synojmë më mire dhe më lartë. Ky lloj projekti e vizioni që tashmë duket utopik, mund të ketë efekt transformative për ekonominë e shtetit të ri. Të frymëzoj e nxis shumë sipërmarrës të ri. Në atë zone ka edhe univesitetet edhe biznese, dy segmente të nevojshme për të gjeneruar sinergji inovative. Gjithashtu do e kompletonte investimin e Prishtina Mall dhe do frymëzonte inovacionin e sipërmarrsëve Kosovar për një të ardhme më të mirë. Mbase do del ndonjë hero, patriot i kohës dhe do të bëjë realitet projekte të tilla në të ardhmën.

Të ngjashme