Në Berlin, Shkupit iu bënë të qarta detyrimet për ecjen drejt BE-së

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Përcaktimi ligjor i statusit të Prokurorisë Speciale Publike paraqet një nga shtyllat kryesore nga e cila do të varet vendimi i Brukselit sa i përket caktimit të datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, thonë njohësit e marrëdhënie ndërkombëtare. Megjithatë, ata theksojnë se insistimi i BE-së që vendet e Ballkanit Perëndimor bashkërisht të ecin drejt familjes evropiane, mund të ngadalësojë procesin integrues të vendit.

Këto reagime vijnë pas mbajtjes së Samitit të Berlinit, që u organizua nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Analisti politik, Nikolla Dujovski, për Radion Evropa e Lirë thotë se Samiti i Berlinit dha porosi të qarta se cilat janë obligimet që duhet t’i kryejnë vendet e rajonit.

“Për Maqedoninë e Veriut më e rëndësishme mbetet çështja e Prokurorisë Speciale Publike. Ne ngecim në këtë pjesë. Kur do të definohet çështja e Prokurorisë Speciale Publike, atëherë vlerësoj se reformat e përgjithshme në sistemin e drejtësisë do të marrin rrjedhën e duhur”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme